Kina, interes për portin e Shëngjinit

Një delegacion kinez i Ministrisë së Tregtisë në Kinë, që mbulon Europën ka vizituar portin e Shëngjinit . Gjatë takimit me zyrtarët shqiptar është diskutauar për mundësinë e investimit në këtë port. Zëvendësdrejtori i pergjithshem i delegacionit kinez, Xu Xiaofeng, foli rreth mundësive të investimeve, ndërsa zevendesministrja e Ekonomise shqiptare, Brunilda Paskali deklaroi se synimi

Një delegacion kinez i Ministrisë së Tregtisë në Kinë, që mbulon Europën ka vizituar portin e Shëngjinit . Gjatë takimit me zyrtarët shqiptar është diskutauar për mundësinë e investimit në këtë port.

Zëvendësdrejtori i pergjithshem i delegacionit kinez, Xu Xiaofeng, foli rreth mundësive të investimeve, ndërsa zevendesministrja e Ekonomise shqiptare, Brunilda Paskali deklaroi se synimi i qeverise shqiptare eshte tërheqja dhe bashkëpunimi për investime të huaja.

Sipas Paskalit porti i Shengjinit është resurs dhe investimet në këtë port do të ofrojnë më shumë mundësi për zhvillim.

Gjithashtu qeveria shqiptare, në linjë me vendet e tjera të rajonit po synon të tërheqë sa më shumë investime kineze dhe të përfitojë nga fondi kinez i kreditimit prej 10 miliardë dollarësh për vendet e Europës Qendrore e Lindore.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar