Kina, 1.7 milionë USD për qeverinë shqiptare

Kina do të jetë një ndër aktorët kryesorë në privatizimet strategjike në vendin tonë. Në Kuadrin e institucionalizimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kinës dhe Shqipërisë u nënshkrua Marrëveshja e re e Bashkëpunimit Ekonomik e Teknik në bazë të cilës qeveria kineze jep një grant prej 1.7 milionë USD për qeverinë shqiptare. Ky fond do të

Kina do të jetë një ndër aktorët kryesorë në privatizimet strategjike në vendin tonë. Në Kuadrin e institucionalizimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kinës dhe Shqipërisë u nënshkrua Marrëveshja e re e Bashkëpunimit Ekonomik e Teknik në bazë të cilës qeveria kineze jep një grant prej 1.7 milionë USD për qeverinë shqiptare. Ky fond do të përdoret për arsimin dhe investimet rajonale.

Ministri, Arben Ahmetaj, deklaroi se brenda këtij viti do të dyfishohet numri i kompanive kineze që operojnë në Shqipëri.

Ndërsa Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Ye Hao, u shpreh se investitorët janë të interesuar sidomos për infrastrukturën dhe sektorin energjitik.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar