KFOR-i njfton se nuk do të largohet nga Kosova

Vetë ky organizëm ndërkombëtar i vendosur në Kosovë më 1999 nga OKB-ja ka bërë me dije sot se nuk do të largohet nga territoret shqiptre deri sa në vend të garantohet qetësia dhe paqja. “KFOR-i e kupton që deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Pavarësisht nga kjo, mandati i KFOR-it mbetet i pandryshuar”, thuhet

Vetë ky organizëm ndërkombëtar i vendosur në Kosovë më 1999 nga OKB-ja ka bërë me dije sot se nuk do të largohet nga territoret shqiptre deri sa në vend të garantohet qetësia dhe paqja.

“KFOR-i e kupton që deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Pavarësisht nga kjo, mandati i KFOR-it mbetet i pandryshuar”, thuhet në komunikatën për media  nga Shtabi kryesor i Forcës së KFOR-it në Kosovë.

“KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ashtu si në të kaluarën, KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë me vendosmëri, me kujdes dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje të plotë me mandatin e vet”, thuhet më tej në komunikatën e kësaj trupe, mandati i së cilës mendohej se ishte drejt përfundimit./Start/E.G/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar