Këshilli i Sigurisë së OKB-së mblidhet në një sesion emergjence për Egjiptin

Këshilli i Sigurisë së OKB-së mblidhet në një sesion emergjence për Egjiptin

Këshilli i Sigurisë së OKB-së zhvilloi një sesion emergjence me dyer të mbyllura, në New York, për të diskutuar mbi dhunën në Egjipt. Në fund u tha për t’i bërë thirrje të gjitha partive në Egjipt për vetëpërmbajtje. Ky takim vjen pasi Egjipti ndodhet aktualisht në gjendje të jashtëzakonshme emergjence. Forcat e sigurisë janë në

Këshilli i Sigurisë së OKB-së zhvilloi një sesion emergjence me dyer të mbyllura, në New York, për të diskutuar mbi dhunën në Egjipt. Në fund u tha për t’i bërë thirrje të gjitha partive në Egjipt për vetëpërmbajtje.

Ky takim vjen pasi Egjipti ndodhet aktualisht në gjendje të jashtëzakonshme emergjence. Forcat e sigurisë janë në përleshje me kampet e protestuesve të mbledhur në Kajro, të thirrur nga Vllazëria Muslimane prej javësh, të cilët kërkojnë rikthimin e presidentit Mohammed Morsi në krye të shtetit, pas rrëzimit nga ushtria në korrik.

SHBA-të kanë paralajmëruar shtetasit e tyre të mos udhëtojnë në Egjipt, ndërsa ata që ndodhen atje duhet të largohen sa më parë.

Qeveria njoftoi se 638 njerëz kanë vdekur në të gjithë vendin, që prej së mërkurës, por numri përfundimtar i viktimave rezulton të jetë shumë herë më i madh.

 

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar