Këshilla për nënat e bebeve që nuk flenë

0

Një bebe e sapolindur mund të ketë probleme me gjumin e natës dhe shpeshherë ndodh që nëna nuk ndihet mirë. Kjo tregon që jeni një “nënë e re”.

Në përgjithësi për bebet e sapolindura  muaji i parë është i parregullt në gjumë. Të sapolindurit flenë në ditë 15-18 orë. Rregulli i gjumit ndahet në katër ose pesë perioda. Për një të sapolindur është normale zënia e gjumit me të qara ose duke pirë qumësht.

Një nga gabimet që nënat bëjnë është qetësia totale në dhomë kur fëmija fle. Në fakt të gjithë fëmijët pëlqejnë “zhurmën e bardhë”. Zhurmat në barkun e nënës janë më të larta se zhurma e një fshese korrenti, prandaj fëmijët janë të mësuar me zhurmën. Nëse dëshironi mund t’i hapni zërin e radios me zë të lehtë. Edhe në raste udhëtimesh vendosni muzikë të lehtë në makinë.

Për disa nëna tundja e krevatit mund të jetë pak e bezdisshme. Specialistët shprehen se një përkundje e lehtë siguron më shpejt gjumin e fëmijës.

Zvogëlojini zgjimet e shpeshta gjatë natës. Nënat me eksperiencë shprehen se nëse fëmija juaj zgjohet mos i hapni dritat e dhomës, edhe nëse bëhet pis mos e ndërroni menjëherë.

Fëmijët e sapolindur i dallojnë nënat e tyre nga aromat që ato kanë. Edhe nëse fëmija juaj nuk kërkon për të pirë, me anë të aromës tuaj mund ta dalloj nëse jeni afër apo jo.

Një nënë e përkushtuar duhet të tregojë kujdes ndaj pastrimit, gjumit, ushqimit të fëmijës, në mënyrë që fëmija të rritet në mënyrë sa më të shëndetshme.

/Rabihana Halili/

Baby poop in diaper

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here