KESH eksporton 10 milionë euro energji elektrike në muaj

KESH eksporton 10 milionë euro energji elektrike në muaj

Korporata elektroenergjitike ka arritur të  eksportojë rreth 10 milionë kilovat/orë energji në ditë në tregun e huaj, duke arritur nivelet më të larta historike të energjisë. Kjo sasi e eksportuar i mundëson KESH-it të arkëtojë 10 milionë euro në muaj, duke i lehtësuar korporatës financat e rënduara. Nga burimet e KESH-it mësohet se këto ritme

Korporata elektroenergjitike ka arritur të  eksportojë rreth 10 milionë kilovat/orë energji në ditë në tregun e huaj, duke arritur nivelet më të larta historike të energjisë. Kjo sasi e eksportuar i mundëson KESH-it të arkëtojë 10 milionë euro në muaj, duke i lehtësuar korporatës financat e rënduara.

Nga burimet e KESH-it mësohet se këto ritme të eksportit do të ruhen edhe në muajt pasardhës për shkak të rezervës së bollshme në kaskadë dhe nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës, i cili ndodhet në pikën maksimale 296.9 metër.

Eksportet e energjisë po mundësojnë jo vetëm shlyrjen e borxheve që ka korporata ndaj  bankave private, furnitorëve të saj dhe prodhuesve të vegjël të energjisë, që kanë ndërtuar hidrocentrale me koncesion që kanë arritur vlerën 150 milionë euro, por edhe për të mbajtur në ritme pozitive eksportet shqiptare, të cilat në tre muajt e parë të vitit u rritën me 17 për qind krahasuar me një vit më parë.

Borxhet e kompanisë KESH ndaj institucioneve bankare dhe palëve të treta u vështirësuan më shumë  në tre muajt e fundit të vitit 2012, kur CEZ po bëhej gati të largohej, duke deklaruar se nuk ishte në gjendje të kryente import për furnizimin me energji të popullatës.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar