Kërkesa për mbyllje, protestojnë tregtarët e “Uzinës Dinamo”

0

Tregtarët e tregut tek ish-Uzina Dinamo protestuan sot paraditë kundër propozimit të Ministrisë së Bujqësisë për mbylljen e tij. Shkaku i kërkesës lidhet me depozitimin e cianurit në këtë zonë, ndërkohë që tregtarët këmbëngulin që mbetja kimike nuk është në zonën ku ata ushtrojnë aktivitet por tek Uzina “Dajti” .
Tregtarët shprehen se kanë mbi 15 vjet që punojnë në këtë treg dhe s’është dëgjuar kurrë për mbetjë të rrezikshme në këtë zonë. Ata kërkojnë që të bëhët një analizë radioaktive të ajrit për të parë nese ka mbetje cianuri në këtë zonë, apo kjo është një lojë e bashkisë për të mbyllur tregun me qëllim hapjen e hapësirave të reja për dhënie leje ndërtimi.

/Ariana Saraçi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here