Njohësi i së Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, e cilëson si të panevojshme kërkesën e presidentes Atifete Jahjaga drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, dy nenet në fjalë të Kushtetutës së Kosovës janë shumë të qarta dhe nuk krijojnë asnjë dilemë. “Presidentja nuk ka pasur nevojë të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese sepse dispozitat e Kushtetutës janë
Njohësi i së Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, e cilëson si të panevojshme kërkesën e presidentes Atifete Jahjaga drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, dy nenet në fjalë të Kushtetutës së Kosovës janë shumë të qarta dhe nuk krijojnë asnjë dilemë.
“Presidentja nuk ka pasur nevojë të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese sepse dispozitat e Kushtetutës janë të qarta. Edhe ajo nga pozicioni i presidentes është dashur ta përfillë nenin 95, paragrafin e parë, sepse është dispozitë e qartë, e kuptueshme, e plotë dhe nuk krijon kurrfarë dileme. Por, ndoshta këtë e ka bërë për qëllime taktike, për t’u mbuluar me një opinion të Gjykatës Kushtetuese, e cila është në influenca politike”, ka thënë Smaka.
Sipas tij neni 84 i Kushtetutës e thotë shumë qartë se kandidati për kryeministër i takon partisë ose koalicionit që ka shumicën në Kuvend. Presidentja duhet vetëm të ushtrojë kompetencat e saj.
Smaka tha gjithashtu qe kërkesa e Jahjagës është edhe e parakohshme, pasi presidentja duhej të priste certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve.
“Edhe pse s’ka pasur nevojë ta bëjë këtë kërkesë, përveç kësaj e ka bërë një hap para kohe, sepse kjo kërkesë është dashur të bëhet pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit”, ka thënë Smaka.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *