Këndimi kundër gërhitjes

0

Sipas studimeve të fundit, gërhitja mund të reduktohet nga këndimi.  Terapeutët muzikorë, psikologët dhe mjekët kanë vite që flasin për dobinë terapeutike të një instrumenti për trupin e njëriut.

Mjekët shprehen se ushtrimet me zë mund të jenë çelësi për gjumë të rëhatshëm gjatë natës. Duke ushtruar  zërin disa minuta në ditë , përfitoni forcimin e muskujve të dobët të  fytit dhe të qiellzës që janë shkaktari kryesor i gërhitjes. Ky zbulim u bë pasi një mësues  këndimi shpiku një mënyrë  për të ndihmuar një shoqe që të ndalte gërhitjen.

Ekpertët e fushës projektuan një program të ushtrimeve të këndimit  që kishin  për shënjestër  fytin dhe ndalimin e të dyjave, gërhitjen kronike dhe problemin e frymëmarrjes. Gjetja e saj nxiti një studim të gjerë në “Exetert University” dhe “The Royal Devon and Exeter NHS Faundation Trust”.

Gjatë këtij studimi u eksperimentuan 30 persona. Ata që gërhisnin i provuan ushtrimet për disa minuta,cdo ditë për 3 muaj. Në fund të ushtrimit u vu re një përmirësim i dukshëm,  krahasuar me 30 të tjerë që nuk e provuan këtë ushtrim.

/Jonida Halili/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here