KËMBËT E ARTA TË VALLEVE SHQIPTARE

0

KËMBËT E ARTA TË VALLEVE SHQIPTARE

auto_Liliana-Cingi-e-Rexhep-Celiku1515417479

Shuhet nga jeta artisti i skenës , Rexhep Çeliku nga qyteti i Tiranës. I  lindur më 19 korrik 1954  në qytetin tonë të kulturës dhe artit,  zhvillimit artistik ,valltari si fat dhe frymëzim,  për breza të tërë , që e duan këtë art të bukur. Rexhep Çeliku apo siç mund ta quajmë ndryshe shqiponja e flaktë,  veshur gjithmonë me fuqinë e kërcimit burrëror , përfaqësuesi  më dinjitoz ndër vite i valleve tona .

Thekur me shfaqje të këngëve dhe valleve të hareshme , hijshme dhe të guximshme , ndër hapa me plot vullnet dhe të ndjekur nga qëllimi i  vetëm , për të përçuar mesazhe pozitive,  mbi këngët si dhe vallet e bukura Shqipe, por jo vetëm në vendin tonë , por duke na përfaqësuar dhe nderuar në mbarë  vendet e zhvilluara .Numërohen në raporterin e tij artistik rreth tetë mijë shfaqje , ku ka interpretuar tridhjetë e dy mijë role brenda dhe jashtë vendit.

Jetoi dhe punoi shumë , ku si pishtar e ndizte dashuria për atë çfarë përfaqësonte dhe mbarte si një gjini i thurur me talent dhe që punoi pa ndalur ku  sot  e ndër jetë , do mbahet në mendjet dhe zemrat  tona , si mjeshtër i Ansamblit të muzikës dhe  valleve Shqipe. Është nderuar me titullin  “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës , Alfred Moisiu, me motivacionin , për interpretim me nivel të lartë artistik,të të gjitha valleve . Transmetimit të tyre  , duke e ruajtur të pastër origjinalitetin. Ku artit të kërcimit  i fali dritë  e cila do qëndrojë gjithmonë e ndezur , pasi në kulturën , traditën, identitetin tonë është një shembull,  forcë dhe krenari . Por jo vetëm  , kjo është pasqyruar, pritur dhe nderuar dhe prej  skenave mbarë Botërore. Frymoi  ëmbël , për të na falur gjallëri, pozitivitet,  dinamikë dhe flakë të bukurisë dhe fuqisë,  që mbartin muzika dhe vallet tona popullore. Aq  sa herë dukej në skenë ,  sikur dhe vetë hapi trembej prej gëzimit dhe dashurisë , për muzikën dhe vallet   me talentin e pikasur në forcën me identitetin tonë kulturor,  që përcolli frymën e identitetit dhe kulturës kombëtare të valleve Shqip.

Artisti , që e ndoqi deri në frymën e fundit muzikën, valltari , që e falte veten pa kufij  në skenë aq sa i jepte asaj jetë, magji, kuptim dhe forca e ndjekjes së valleve ashtu si të kishte flatrat,  që e ndjekin lirinë në pakufijt e saj.  Pak ditë përpara se të ndahej nga jeta është vlerësuar nga  Presidenti i Republikës Ilir Meta me titullin”Nderi i Kombit”.Ku sot u shua më 12 Janar 2018  në moshën 62 vjeçare . Por do jetojë gjatë brenda nesh,  si burim i gjallë në kulturën, traditën e bukur të muzikës, valleve  popullore Shqiptare.

Përgatiti: F.B

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here