Kejdi Mehmeti, 19-vjeçarja deputete në legjislaturën 2013-2017

Kejdi Mehmeti, 19-vjeçarja deputete në legjislaturën 2013-2017

Kejdi Mehmeti është deputetja më e re që ka patur ndonjëherë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Ajo është 19 vjeç dhe ka fituar të drejtën e një mandati në parlament në legjislaturën 2013-2017. Mehmeti ka hyrë në garën elektorale të 23 qershorit  në listat e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Tiranës.

Kejdi Mehmeti është deputetja më e re që ka patur ndonjëherë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Ajo është 19 vjeç dhe ka fituar të drejtën e një mandati në parlament në legjislaturën 2013-2017.

Mehmeti ka hyrë në garën elektorale të 23 qershorit  në listat e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Tiranës. Emërimi i Klajda Gjoshës në postin e mimistres së Integrimit dhe lënia prej saj e mandatit të deputetes i ka hapur rrugë hyrjes së 19-vjeçares në parlament.

Kejdi Mehmeti ka qenë e angazhuar me Lëvizjen Rinore për Integrim dhe kjo i solli asaj edhe të drejtën e përfshirjes në listat e deputetëve të LSI, duke u bërë më e reja e parlamentit shqiptar deri tani.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar