KE publikon sot progres–raportin, i pari pas marrjes së vendit kandidat për 2014

Komisioni Europian publikon sot progress raportin për shqipërinë, dokumenti i parë zyrtar pas marrjes së statusit për vendin kandidat.  Një ditë para publikimit mediat në vend kanë zbuluar pjesë nga ky document. Rrjeti “Balkanlinsight” përmendi fjalën e një zyrtari të lartë të Bashkimit Europian, i cili theksoi se vendet e Ballkanit perëndimor kanë shumë punë

Komisioni Europian publikon sot progress raportin për shqipërinë, dokumenti i parë zyrtar pas marrjes së statusit për vendin kandidat.  Një ditë para publikimit mediat në vend kanë zbuluar pjesë nga ky document. Rrjeti “Balkanlinsight” përmendi fjalën e një zyrtari të lartë të Bashkimit Europian, i cili theksoi se vendet e Ballkanit perëndimor kanë shumë punë për të bërë e megjithatë disa prej tyre kanë punuar më shumë se të tjerat.

Referuar Shqipërisë, zyrtari i lartë i BE-së u shpreh se “është i nevojshëm ndërtimi i një kulture bashkëpunimi mes opozitës dhe maxhorancës.” Burime nga “Balkanlinsight” u shprehën më tej se zëvendësuesi i Fyles, Johanes Han nw mandatin e tij i duhet shumë për të bërë, që vendet e Ballkanit Perëndimor të përputhen me kriteret e Bashkimit Europian për tu anëtarësuar në këtë organizatë.

Sipas zyrtarit të BE-së asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë progresin e duhur për tu bërë pjesë e BE gjatë pesë viteve të ardhshme.

Raporti i parë për ambasadoren e parë të BE-së

Progres-raporti që do të publikohet sot do të jetë dokumenti i parë që ambasadorja e re e BE-së, Romana Vlahutin do tu dorëzojë autoriteteve shqiptare.

Në fund të konferencës për shtyp të Komisisonerit për Zgjerim, Stefan Fyle, diplomatja e Brukselit pritet të zhvillojë takimet me Presidentin, Bujar Nishani, Kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta dhe Kreun e qeverisë, Edi Rama dhe me kryetarin e Opozitës Lulëzim Basha, të cilëve do tu japë formalisht dokumentin e BE-së.

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar