KE-ja gjobë deri në 2.5 miliardë euro për tetë banka të vendeve të BE-së

0

Komisioni Europian gjobiti me shumën rekord prej 2.5 miliard eurosh tetë banka që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendet e Unionit. Komisioni Europian gjobiti këto banka pas zbulimit të disa “karteleve” për të fiksuar normat e interesit dhe lëvizjet e tyre. Ky  vendim erdhi pas një hetim disa mujor nga komisioni Për Mbrojtjen e Konkurencës.

Dy bankat “Barclays” dhe “UBS” i shpëtuan gjobës falë bashkëpunimit me komisionin për zbulimin e këtyre karteleve ndërsa banka  “RBS”, “Deutsche Bank”, “Societe Generale”, “JP Morgan”, “Citibank” dhe “RP Martin” u gjobitën miliona euro.
Gjobën më të madhe e pësoi “Deutsche Bank”, plot 725.36 milion euro, pasuar nga “Societe Generale” dhe të tjerat.

“Skandali është tronditës jo vetëm për faktin që janë shkelur rregullat financiare që zbatohen në gjithë botën, por edhe nga fakti që bankat, që duhet të jetën konkurruese me nëjra tjetrën, në të vërtetë bien dakort”- tha Joaquin Almunia, komisioneri për Mbrojtjen e Konkurrencës

Almunia shtoi se, konkurenca e shëndetshme dhe transparenca janë thelbësore për tregjet financiare që ata të funksionojnë shëndetshëm në shërbim të ekonomisë reale dhe jo në interes të një grushti njerëzish.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here