Komisioni Evropian i kërkoi sot Sofjes të pezullonte ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” në territorin e saj, duke argumentuar se rregullat evropiane për tregjet publike nuk ishin respektuar nga ana e Bullgarisë. ”Komisioni u ka drejtuar një letër paralajmërimi autoriteteve bullgare, etapa e parë e procedurës së shkeljes për pezullimin e ndërtimit të seksionit të
Komisioni Evropian i kërkoi sot Sofjes të pezullonte ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” në territorin e saj, duke argumentuar se rregullat evropiane për tregjet publike nuk ishin respektuar nga ana e Bullgarisë.
”Komisioni u ka drejtuar një letër paralajmërimi autoriteteve bullgare, etapa e parë e procedurës së shkeljes për pezullimin e ndërtimit të seksionit të ‘South Stream’ mbi territorin bullgar”, njoftoi Komisioni.
“Preferenca e dhënë për kompanitë ruse dhe bullgare pa publikimin e tenderit në Fletoren Zyrtare të BE-së është një shkelje e qartë e rregullave të BE-së për prokurimin publik”, shpjegoi Sabine Berger, zëdhënëse e Komisionerit të
Energjisë, Gunther Oettinger.
“Komisioni kërkoi shpjegime dhe pezullimin e punimeve përderisa diskutimet nuk kanë përfunduar ende”, saktësoi ajo.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *