Kavajë, zbulohen plantacione me bimë narkotike

0

Operacioni kundër narkotikës zbuloi disa plantacione me bimë narkotike në qytetin e Kavajës.

Gjatë operacionit të kryer nga Komisariati i Policisë së Kavajës janë vënë në pranga shtetasit Fejzulla Demrozi, 19 vjeç, dhe Besnik Xhafa, 43 vjeç, që të dy banues në qytetin e Kavajës.

Nga kontrolli i kryer nga operacioni i emërtuar “Pisha e Vjetër”,  u zbulua një sipërfaqe prej 2 dynym, e ndarë në 3 parcela me në total 1080 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si të llojit “Cannabis Sattiva”. Operacioni ndodhi në fshatin Lështenjë-Çollak të komunës Helmës.

Burimet policore bëjnë të ditur se shtetasit Demozi dhe Xhafa kultivonin bimë narkotike në terren të vështirë të kësaj komune.

/Erges Dybeli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here