Kavajë: Konflikt midis të afërmëve, plagoset 32-vjeçari

Kavajë: Konflikt midis të afërmëve, plagoset 32-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Kavajë, ku një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konfliktit me një të afërmin e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Synej të Kavajës, ku 32-vjeçari Arjan Dajiu është qëlluar me pistoletë nga i afërmi i tij, Sami Dajiu.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Kavajë, ku një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konfliktit me një të afërmin e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Synej të Kavajës, ku 32-vjeçari Arjan Dajiu është qëlluar me pistoletë nga i afërmi i tij, Sami Dajiu.

65-vjeçari Sami Dajiu është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia ka mundur të sekuestruojë edhe armën e krimit, një pistoletë TT.

Ndërkohë, policia po punon në zbardhjen e plotë të krimit edhe pse shkaqet e konfliktit midis tyre janë ende të paqarta.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar