Kavajë, i vë flakën shtëpisë pastaj vetvritet

Kavajë, i vë flakën shtëpisë pastaj vetvritet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak orë më parë në qytetin e Kavajës ku një i moshuar, në rezistencë për të mos i liruar banesën ish-pronarit të saj, i ka dhënë fund jetës duke u vetvrarë. 72-vjeçari Enver Shabjani jetonte vetëm, por kur përmbarimi me ndihmën e policisë private ka shkuar për të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak orë më parë në qytetin e Kavajës ku një i moshuar, në rezistencë për të mos i liruar banesën ish-pronarit të saj, i ka dhënë fund jetës duke u vetvrarë.

72-vjeçari Enver Shabjani jetonte vetëm, por kur përmbarimi me ndihmën e policisë private ka shkuar për të ekzekutuar vendimin e gjykatës që i kthente godinën ish pronarit ai ka kaluar në gjendje depresioni.

Në gjendje të rënduar psikologjike, ai ka filluar të qëllojë me kallashnikov ndaj përmbaruesve që të mos afrohen. Akti tij ka shkuar dhe më tej duke vënë zjarin banesës dhe rrezikuar të tjerat përreth. Pas kësaj i moshuari ka qëlluar mbi veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Forcat zjarrëfikse kanë shuar flakët, ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 /Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar