”Mënjanimi i debateve dhe dueleve verbale për hir të një fqinjësie të mirë”, është ky një nga apelet e bëra nga ana e gazetës greke ”Kathimerini” drejtuar lidershipëve në Greqi dhe Shqipëri në një shkrim të titulluar ”Liderët duhet të guxojnë”. Gazeta e madhe greke, u ka bërë thirrje lidershipëve në Athinë dhe Tiranë që
”Mënjanimi i debateve dhe dueleve verbale për hir të një fqinjësie të mirë”, është ky një nga apelet e bëra nga ana e gazetës greke ”Kathimerini” drejtuar lidershipëve në Greqi dhe Shqipëri në një shkrim të titulluar ”Liderët duhet të guxojnë”.
Gazeta e madhe greke, u ka bërë thirrje lidershipëve në Athinë dhe Tiranë që të lënë duelet verbale dhe të shohin të ecin bashkarisht si dy fqinjë të mirë. Analisti i njohur grek Stavro Tzimas, analizon zhvillimet e fundit në marrëdhëniet greko-shqiptare. Nga ana tjetër, Athina ”zhveshi shpatën” për zgjedhjen e një politikani të parëndësishëm në postin e nënkryetarit të parlamentit, dhe mori përgjigjen e Ramës, shkruan Tzimas.
”Kjo situatë nuk mund të vazhdojë”, vëren Tzimas dhe vazhdon më pas: ”Duhet më në fund të gjendet një terren i përbashkët dhe të lënë mënjanë ato që ndajnë. Rama dhe homologu i tij diskutuan disa ditë më parë në Tiranë për problemin historik të Kosovës dhe u deklaruan të vendosur të ecin përpara. Kjo është një nevojë urgjente që të lëmë duelet verbale dhe të shohim se si do të ecim së bashku, si dy fqinj të mirë” – nënvizon Tzimas dhe e përfundon artikullin e tij me: ”Rruga për rikthimin e pranisë greke ne Ballkan kalon nga ristartimi i marrëdhënieve me Shqipërinë”.
/Rovena Mydini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *