Katër rregulla që një martesë të funksionojë sa më gjatë

 Martesa është një hap i rëndësishëm për gjithësecilin, por për të pasuar një marrëdhënie të ekuilibruar gjatë viteve në vazhdim nevojitet mirëkuptimi nga ana e të dy partnerëve. Kjo marrëdhënie shumë herë bëhet tejet komplekse për arsye nga më të ndryshme. Në mënyrë që martesa juaj të funksionojë gjatë duhet të keni parasysh këto katër

 Martesa është një hap i rëndësishëm për gjithësecilin, por për të pasuar një marrëdhënie të ekuilibruar gjatë viteve në vazhdim nevojitet mirëkuptimi nga ana e të dy partnerëve. Kjo marrëdhënie shumë herë bëhet tejet komplekse për arsye nga më të ndryshme. Në mënyrë që martesa juaj të funksionojë gjatë duhet të keni parasysh këto katër pika, të cilat këshillohen edhe nga psikologët:

1.Mos prisni gjëra perfekte sepse dhe ju vete nuk mund të bëni të tilla.

2.Sa më shumë dialog. Si në punë ashtu dhë në çdo ambjent tjetër dialogu duhet të egzistojë gjithmonë, aq më tepër në marrëdhëniet në cift. Duhet të flisni shumë me njëri tjetrin dhe të kuptoheni.

3.Rregulli i tretë lidhet shumë me të dytin. Që të keni vëmëndjen e partnerit duhet që dhe ju ta dëgjoni me kujdes.

4.Të jeni miq me njëri-tjetrin. Një mik na kupton më mirë dhe na dëgjon me vëmëndje në këtë mënyrë jemi më të  lirshëm më miqtë. Pse mos të jemi dhe miq të mirë me partnerët tanë, kjo për të funksionuar mirë martesa dhe pse jo të kemi një jetë sa më të lumtur.

/Shkëndije Curri/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar