Kasano Maxarri më largoi

Kasano Maxarri më largoi

Sulmuesi i Parmës, Antonio Kasano, ka thënë se fajtori kryesor për largimin e tij nga Interi është trajneri i ri Neroaxur, Valter Maxarri. Kasano pas një viti me ulje ngritje me zikaltërit, ku në aspektin personal mund ta quajë si pozitiv është detyruar të largohet përkundër dashurisë së tifozëve dhe të bashklojtarëve, ashtu sikurse të

Sulmuesi i Parmës, Antonio Kasano, ka thënë se fajtori kryesor për largimin e tij nga Interi është trajneri i ri Neroaxur, Valter Maxarri.
Kasano pas një viti me ulje ngritje me zikaltërit, ku në aspektin personal mund ta quajë si pozitiv është detyruar të largohet përkundër dashurisë së tifozëve dhe të bashklojtarëve, ashtu sikurse të Il Fantantonios për Interin, ishte Maxarri që si duket e ka shtyrë atë te Parma.

“Falënderoj presidentin Moratti, drejtorin Branca dhe drejtorin Ausilio, por jo Mazzarin, sepse para se të nënshkruante ai më tha se do të isha startues, por pasi erdhi më tha se isha vërtet startues, por startues i shkuarjes në shtëpi. Ai më largoi. Unë u largova sepse nuk kam mundur të kthehem në planet e tij. Të gjithë duhet të dinë se kur e ke Antonion, është për të mirë apo për të keq. Gjatë gjithë karrierës kam arritur 30-40 për qind të asaj që kam qenë në gjendje”. Është shprehur Barezi

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar