Karlos Dunga rimerr Brazilin

0

Karlos Dunga do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses braziliane të futbollit. Kampioni i botës në USA 94 merr për herë të dytë drejtimin e “Seleçaos”, këtë herë me një mision edhe më të vështirë, për të ringritur Brazilin e “shkatërruar” në Botërorin e fundit.

Dunga e ka drejtuar Brazilin në “Afrikë e Jugut 2010”, por nuk arriti të shkonte më shumë se çerekfinalja. Në atë kohë u kritikua shumë për modulin 4-4-2 që përdori.

Zgjedhja e federatës braziliane duket disi ironike, pasi ka rikthyer një njeri që nuk është larguar pozitivisht nga drejtimi i ekipit dhe nga ana tjetër nuk mori përsipër shqyrtimin e kandidaturave të huaja për drejtimin e kombëtares.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam kthyer,” tha 51-vjeçari në lidhje me rikthimin e tij në drejtimin e kombëtares braziliane, të cilën duhet ta përgatisë për botërorin e Rusisë.

Dunga tashmë do të zëvendësojë Luiz Felipe Skolarin, i cili dha dorëheqjen pas humbjeve poshtëruese 7-1 nga Gjermania dhe 3-0 nga Holanda. Tashmë puna e trajnerit të ri duket shumë e vështirë, pasi ai duhet ta nisë nga fillimi.

Ndërkohë krahas ekipit, ai duhet të bindë edhe opinionin sportiv brazilian për t’i treguar që është i duhuri në drejtimin e kombëtares që mban mbi supe pesë tituj kampionë në historinë e botërorëve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here