Karburantet, pikat që vjedhin klientët

Karburantet, pikat që vjedhin klientët

Zbardhet harta e pikave të karburanteve, të cilat kanë vjedhur qytetarët me anë të manipulimeve me pajisjet matëse. Sipas informacionit të dhënë nga Drejtoria e Metereologjisë tri pika karburantesh janë gjetur me shkelje në pajisjet matëse brënda unazës së vogël në Tiranë. Po kështu, në qarkun e Tiranës, kontrolli ka gjetur dy karburante të cilat

Zbardhet harta e pikave të karburanteve, të cilat kanë vjedhur qytetarët me anë të manipulimeve me pajisjet matëse. Sipas informacionit të dhënë nga Drejtoria e Metereologjisë tri pika karburantesh janë gjetur me shkelje në pajisjet matëse brënda unazës së vogël në Tiranë.

Po kështu, në qarkun e Tiranës, kontrolli ka gjetur dy karburante të cilat vidhnin klientët me anë të manipulimit në dy komuna në periferi të kryeqytetit, si dhe tri subjekte në komunat e Kavajës.

Nga tri pikat e karburanteve brenda Tiranës, njëra prej tyre i ka pasur pompat me vula të dëmtuara dhe për rrjedhojë, nuk ka asnjë konfirmim rregullsie, ndërsa dy të tjera në rastet kur duhej të pomponin 50 litra karburant, kanë nxjerrë 350 gramë mangët.

“Pas çdo kontrolli periodik nga Drejtoria e Metrologjisë, inspektorët vulosin pajisjen, në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje në punën e saj. Në rast se vula gjendet e dëmtuar, do të thotë se pajisja është hapur dhe mund të jetë programuar për të nxjerrë më pak karburant sesa tregon matësi në të vërtetë”, thuhet në informacionin e dhënë nga Drejtoria e Metrologjisë.

ABUZIMI NË RRETHE

Drejtoria e Metrologjisë mësohet se ka kryer kontrolle edhe te disa pika karburantesh në rrethe. Problematike është situata në Shkodër, ku një karburant është gjetur pa dokumente dhe pa instrumente matëse.

Po kështu, në Fier, nga një karburant janë dëmtuar vulat e vendosura nga Metrologjia në kontrollin e mëparshëm. Në rrugën Bilisht-Korçë sërish janë dëmtuar vulat e kalibrimit. Në rrugën Përrenjas-Pogradec një karburant është gjetur pa pajisje matëse, vlerësimi dhe dokumentacion

/Ardiol Hoxha/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar