Kapet në flagrancë hajduti i shkollës 9-vjeçare në Laç

Ndoc Ndoci, i ndihmuar nga katër nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Laç, ka vjedhur tavolinat dhe karriget e shkollës “Gjin Pjetri”. Ky shtetas është kapur  në flagrancë ditën e enjte rreth orës 16:00 nga policia, duke vjedhur  pesë tavolina dhe pesë karrige në shkollën “Gjin Pjetri” në Laç. 48-vjeçari Ndoc Ndoci  nuk e ka

Ndoc Ndoci, i ndihmuar nga katër nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Laç, ka vjedhur tavolinat dhe karriget e shkollës “Gjin Pjetri”.

Ky shtetas është kapur  në flagrancë ditën e enjte rreth orës 16:00 nga policia, duke vjedhur  pesë tavolina dhe pesë karrige në shkollën “Gjin Pjetri” në Laç. 48-vjeçari Ndoc Ndoci  nuk e ka kryer i vetëm aktin e vjedhjes, por është ndihmuar nga katër nxënës të kësaj shkolle.

Materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Kurbinit për veprën penale të “vjedhjes” dhe “shtyrje e të miturve në krim”.

/Renato Osmani/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar