Kapet i arratisuri nga Burgu 313

Policia e Tiranës arrestoi dje Ajet Markajn, i cili ishte arratisur para katër vjetësh nga Burgu i Sigurisë së lartë 313. Markaj është i dënuar me 15 vjet heqje lirie për grabitje bankash. Pas katër vjetësh, policia arriti ta vërë në pranga Markajn, gjatë një operacioni të forcave të Komisariatit nr. 5 të Tiranës, i

Policia e Tiranës arrestoi dje Ajet Markajn, i cili ishte arratisur para katër vjetësh nga Burgu i Sigurisë së lartë 313. Markaj është i dënuar me 15 vjet heqje lirie për grabitje bankash.

Pas katër vjetësh, policia arriti ta vërë në pranga Markajn, gjatë një operacioni të forcave të Komisariatit nr. 5 të Tiranës, i cili u shtri në zonën e Paskuqanit, aty ku mendohej se fshihej i kërkuari.

Markaj u arrestua në shtëpinë e disa të afërmeve të tij. Pas arrestimit, ai u transferua në ambientet e izolimit të sigurisë së lartë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Markaj është dënuar nga gjykata me 15 vjet burg për tentativën e grabitjes së një filiali banke në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 17 shtator të vitit 2010.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar