Ditën e sotme mbi 100 makina janë përfshirë në një aksident të ndodhur në urën e New Sheppey Crossing në Britani të Madhe. Agjensia e lajmeve raporton se 8 persona janë të plagosur rëndë, dhe 200 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta. Mësohet se shkak për aksidentin është bërë mjegulla e dendur, e cila
Ditën e sotme mbi 100 makina janë përfshirë në një aksident të ndodhur në urën e New Sheppey Crossing në Britani të Madhe.
Agjensia e lajmeve raporton se 8 persona janë të plagosur rëndë, dhe 200 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.
Mësohet se shkak për aksidentin është bërë mjegulla e dendur, e cila pengonte të shikoje më shumë se 20 metra larg. Si fillim ka qënë përplasja e një kamioni më një makinë, dhe më pas në aksident janë përfshirë të gjitha automjetet që po lëviznin në ato momente në autostradë.
Një dëshmitar nga vendngjarja, shoferi Martin Stammers, u shpreh se skena ishte e “tmerrshme”. Stammers tha se bashkë me djalin e tij vrapoi për të paralajmëruar makinat e tjera për të ulur shpejtësinë.
“Autoritetet thanë se ka pasur një numër të lënduarish, por askush nuk kishte vdekur. Disa njerëz, të cilët ishin ende në automjetet e tyre, mund të kenë pësuar dëmtime serioze”, Martin Stammers. gjithashtu u shpreh, “Më vonë, një grua erdhi deri tek ne me ngashërim duke thënë, ‘faleminderit, faleminderit, ju shpëtuat jetën time”.
Autoritetet sdeklarojnë se pritet që kalimi të mbetet i mbyllur për të gjithë ditën e punës, duke përfshirë edhe orë e pikut në mbrëmje.
Deri tani nuk raportohet për viktima.
/Jonida Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *