Një tren mallrash në Kanada ka shpërthyer në momentin kur po kalonte pranë një qyteze duke detyruar evakuimin e rreth 1 mijë personave. Shpërthimi shkatërroi shumë ndërtesa në qendrën të Lak Megantik, rreth 250 kilometra në lindje të Montrealit, ku rreth 60 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa 30 prej shtëpive në qendër të këtij vendbanimi
Një tren mallrash në Kanada ka shpërthyer në momentin kur po kalonte pranë një qyteze duke detyruar evakuimin e rreth 1 mijë personave. Shpërthimi shkatërroi shumë ndërtesa në qendrën të Lak Megantik, rreth 250 kilometra në lindje të Montrealit, ku rreth 60 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa 30 prej shtëpive në qendër të këtij vendbanimi janë përfshirë nga flakët.
Treni me 80 vagonë-cisternë, të mbushur me produkte nafte, disa prej të cilave shpërthyen, duke shkaktuar flakë që përfshinë shtëpitë përreth. Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.
Zjarrfikësit nga kufiri përtej në Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë për shuarjen e flakëve, raportojnë mediat ndërkombëtare. “Kur sheh qendrën e qytetit tënd pothuajse të shkatërruar, pyetja që lind është se si do ta kalojmë këtë katastrofë”, deklaroi në një intervistë kryetari i bashkisë së qytezës, Colette Roy Laroche.
Disa nga ngarkesa që transportonte treni, që kishte si destinacion Meinin, në SHBA, u derdh në lumin Shaudier që ndodhet aty pranë.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *