Kanada/ Arratiset gjarpri, mbyt dy fëmijë

Kanada/ Arratiset gjarpri, mbyt dy fëmijë

Dy fëmijë të moshës 5 dhe 7 vjecare, u mbytën nga gjarpri teksa flinin gjumë. Ngjarja ka ndodhur në Campbellton (Kembëllton) të Kanadasë. Një gjarpër i madh, i cili dyshohet të jetë i llojit piton, është larguar nga dyqani i kafshëve duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy fëmijëve. Gjarpri ka arritur të futet në

Dy fëmijë të moshës 5 dhe 7 vjecare, u mbytën nga gjarpri teksa flinin gjumë. Ngjarja ka ndodhur në Campbellton (Kembëllton) të Kanadasë.

Një gjarpër i madh, i cili dyshohet të jetë i llojit piton, është larguar nga dyqani i kafshëve duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy fëmijëve. Gjarpri ka arritur të futet në dhomën e fëmijëve me anë të sistemit të ventilimit. BBC online konfirmoi se, gjarpri kaloi nëpërmjet sistemit të ajrimit, pasi dhoma e fëmijëve ishte vetëm një kat sipër dyqanit të kafshëve.

Largimi i tij nga vendi ku mbahej ka përbërë rrezikshmëri të madhe edhe për banorët e zonës.

Trupave të fëmijëve të pajetë do t’u bëhet autopsia ndërsa gjarpri u kap.

/Bronilda Dedja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar