Aksident në mbikalimin e Kamzës, kalimtari përplaset për vdekje

0

Një person ka gjetur vdekjen tek mbikalimi i Kamzës, teksa është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm. Nga autoritetet policore mësohet se viktima ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës, kur është përplasur nga mjeti.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi drejtuesin e mjetit për në komisariat.

/Laugert Qosja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here