Kampanjaro: Nuk ja kemi frikën askujt

Kampanjaro: Nuk ja kemi frikën askujt

Përforcimi ri i Interit, Hugo Kampagnaro, ua ka dërguar një paralajmërim të gjitha ekipeve të Serie A, e posaçërisht Juventusit, duke thënë se zikaltërit nuk ia kanë frikën askujt. “I jam bashkuar një ekipi të madh pas katër viteve fantastike te Napoli. Tani përpara e kam një mundësi të madhe te një klub me traditë

Përforcimi ri i Interit, Hugo Kampagnaro, ua ka dërguar një paralajmërim të gjitha ekipeve të Serie A, e posaçërisht Juventusit, duke thënë se zikaltërit nuk ia kanë frikën askujt.

“I jam bashkuar një ekipi të madh pas katër viteve fantastike te Napoli. Tani përpara e kam një mundësi të madhe te një klub me traditë të madhe dhe do të jap gjithçka që kam për këtë fanellë”.

“Interi ka disa super-lojtarë dhe kjo është gjë e rëndësishme. Ata gjithashtu kanë motivim të freskët me ardhjen e trajnerit të ri”.

“Kualiteti i personelit dhe dëshira e shfaqur nga trajneri, janë arsyet që unë erdha këtu. Të gjithë e dinë se Juventusi është skuadër e fortë, por ne nuk ia kemi frikën askujt”, ka thënë 33 vjear-i.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar