Kamëz, shpërthen bombla e gazit, plagosen 3 persona

Kamëz, shpërthen bombla e gazit, plagosen 3 persona

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një çerdhe shtetërore në Kamëz ku janë plagosur 3 persona. Sipas burimeve të marra, ngjarja ka ndodhur në kuzhinën e çerdhes në momentin kur është ndërruar bombula e gazit, por fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, ndërsa të plagosur kanë

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një çerdhe shtetërore në Kamëz ku janë plagosur 3 persona.

Sipas burimeve të marra, ngjarja ka ndodhur në kuzhinën e çerdhes në momentin kur është ndërruar bombula e gazit, por fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, ndërsa të plagosur kanë mbetur roja e çerdhes, kuzhinierja dhe një fëmijë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Sipas informacioneve të marra nga spitali “Nënë Tereza” plagë më të rënda ka marrë kuzhinierja dhe roja e çerdhes, ndërsa fëmija ka marrë plagë të lehta dhe pas mjekimit është dërguar në banesën e tij.

Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendgjarje për zbardhjen e ngjarjes.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar