Kakavijë, sekuestrohen 1124 telefona celularë kontrabandë

0

Policia kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me Strukturat e Antikontrabandës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, kanë sekuestruar 1124 telefona celularë të padeklaruar në degën e doganës në Kakavijë, me qëllim shitjen e tyre në treg në mënyrë jo të ligjshme.

Telefonat celularë kontrabandë ishin fshehur në kabinën dhe kasetat ndihmëse të kampionit të drejtuar nga shtetasi Shpëtim Baholli.

Vlera e faturës për mallin është 98,360 euro, ndërsa detyrimi i munguar doganor kap vlerën 2.747.785 lekë.

Për këtë shkelje është aplikuar një penalitet prej 5.495.570 lekë, që me detyrimin e munguar doganor arrin shifrën 8.243.355 lekë.

/Enerida Malo/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here