Policia kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me Strukturat e Antikontrabandës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, kanë sekuestruar 1124 telefona celularë të padeklaruar në degën e doganës në Kakavijë, me qëllim shitjen e tyre në treg në mënyrë jo të ligjshme. Telefonat celularë kontrabandë ishin fshehur në kabinën dhe kasetat ndihmëse të kampionit të drejtuar
Policia kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me Strukturat e Antikontrabandës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, kanë sekuestruar 1124 telefona celularë të padeklaruar në degën e doganës në Kakavijë, me qëllim shitjen e tyre në treg në mënyrë jo të ligjshme.
Telefonat celularë kontrabandë ishin fshehur në kabinën dhe kasetat ndihmëse të kampionit të drejtuar nga shtetasi Shpëtim Baholli.
Vlera e faturës për mallin është 98,360 euro, ndërsa detyrimi i munguar doganor kap vlerën 2.747.785 lekë.
Për këtë shkelje është aplikuar një penalitet prej 5.495.570 lekë, që me detyrimin e munguar doganor arrin shifrën 8.243.355 lekë.
/Enerida Malo/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *