Kakavijë, arrestohet 28-vjecari për ndihmë ilegale

0

Mëngjesin e sotëm një 28 vjecar është ndaluar nga policia e Kakavijës për ndihmë ilegale në kufi. Shtetasi,  Ervin Shenaj është arrestuar nga policia në momentin që po ndihmonte të kalonin kufirin ilegalisht tre persona.

Policia e Kakavijës thotë se këta tre persona nuk mund të kalonin dot në zonën Shengen, pasi ata kishin shkelur ditët e qëndrimit dhe po tentonin të kalonin kufirin me ndihmën e 28 vjeçarit.

Tre shtetasit që po tentonit të kalonin kufirin ishin një mashkull dhe dy femra. Ervin Shenaj, po i ndihmonte kundrejt shumës prej 500 euro.  Ai ishte nën vëzhgimin e policisë kufitare prej 3 muajsh, pasi kishte kohë që e ushtronte këtë aktivitet.

/Ariana Saraçi /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here