Kaka prezantohet para 20 mijë tifozëve të Sao Paulo

Ish-futbollisti i Milanit, Kaka ka shprehur kënaqësinë e tij pas prezantimit te Sao Paulo, ku do të qëndrojë si i huazuar nga Orlando City. 32-vjeçari e ndërpreu kontratën me Rossonerët për të nënshkruar me klubin nga MLS, ku do të luajë nga viti 2015, mirëpo ai fillimisht do të luajë si huazim te klubi brazilian.

Ish-futbollisti i Milanit, Kaka ka shprehur kënaqësinë e tij pas prezantimit te Sao Paulo, ku do të qëndrojë si i huazuar nga Orlando City.

32-vjeçari e ndërpreu kontratën me Rossonerët për të nënshkruar me klubin nga MLS, ku do të luajë nga viti 2015, mirëpo ai fillimisht do të luajë si huazim te klubi brazilian.

“Është një moment emocionues, pas 11 vitesh, të kthehem te klubi ku jam rritur, ku e nisa futbollin, t’i shoh të gjithë tifozët këtu, miqtë e mi dhe familjen”.

“Është një ditë shumë e veçantë për mua. Sao Paulo më ka futur në botën e futbollit dhe kthimi këtu është një ditë e paharrueshme dhe shumë e veçantë”, ka deklaruar Kaka.

Rreth 20.000 tifozë ishin të pranishëm në prezantimin e tij te klubi i fëmijërisë.

/ Dorjan Gjepali /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar