Kafeja “turke” do të mbrohet nga UNESCO

0

Kafeja “turke” nga tani e tutje është pjesë e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO.  Mediat turke raportojnë se UNESCO ka vendosur që “Türk Kahvesi”, prej shekujsh e popullarizuar në të gjithë hapësirën e ish-Perandorisë Osmane, të vendoset në listën e artikujve të trashëgimisë së paprekshme.

Ocal Oğuz, kryetar i Komisionit të UNESCO-s në Ankara, shprehet se kafeja turke nuk është thjeshtë një pije. “Është e famshme në të gjithë botën për stilin e saj, mënyrën e përgatitjes dhe prezantimin tradicional”, thekson ai, duke shtuar se një filxhan kafe mbahet mend për 40 vjet.

Kafeja turke është shumë e popullarizuar edhe në vendin tonë, kryesisht nëpër ambiente familjare.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here