Kadare vlerësohet me çmimin ndërkombëtar “Ali Podrimja”

Kadare vlerësohet me çmimin ndërkombëtar “Ali Podrimja”

Shkrimtarit shqiptar me famë ndërkombëtare iu dha ky çmim në një ceremoni të mbajtur dje në Prishtinë, me të ftuar si presidentja Atifete Jahjaga, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, Ramush Haradinaj, Albin Kurti etj. Ismail Kadare në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi për vlerësimin e bërë dhe tregoi për miqësinë e tij me Ali Podrimjan. “ Ky gëzim

Shkrimtarit shqiptar me famë ndërkombëtare iu dha ky çmim në një ceremoni të mbajtur dje në Prishtinë, me të ftuar si presidentja Atifete Jahjaga, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, Ramush Haradinaj, Albin Kurti etj.

Ismail Kadare në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi për vlerësimin e bërë dhe tregoi për miqësinë e tij me Ali Podrimjan. “ Ky gëzim vjen së bashku me një hidhërim. Unë po e marr këtë çmim, sepse miku im i mirë Podrimja vdiq. Do doja që të mos e merrja, që ai të ishte gjallë”, tha Kadare.

Pyetjes se çfarë është Kosova për të, ai u shpreh:  “Nuk ka një përgjigje të saktë për këtë pyetje. Ajo është pjesë e natyrshme e kombit shqiptar. Na është bërë shpesh zakon të themi se jemi popull i pafat, por unë mendoj se kemi pasur telashe e drama, por nuk kemi fat të hidhur. Ka shumë kombe që nuk janë më, e ne jemi”.

Kadare nuk la pa cekur edhe raportet mes BE-së dhe Shqipërisë. “Janë përpjekur të thonë njerëz të zgjuar por të rrezikshëm se kombi shqiptar ka probleme me Europën. Janë përpjekur ta nxjerrin Shqipërinë nga Europa, ta përndjekin, jo aq sa hebrenjtë, por i ngjan asaj. Më duken absurde këto diskutime – ne jemi pjesë e Europës”, tha shkrimtari Ismail Kadare

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar