Kadare, Topalli dhe Novik shpallen fitues të çmimeve shkencore të Akademisë Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shpallur katër fitues të çmimeve kombëtare vjetore për vitin 2017.

  Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shpallur katër fitues të çmimeve kombëtare vjetore për vitin 2017. Çmimin e karrierës e ka fituar Ismail Kadare, ndërsa tre çmime shkencore të tjera i kanë fituar: Kolec Topalli, i vlerësuar me çmimin “Çabej” në shkencat gjuhësore dhe albanologjike, të cilin e fitoi për studimin voluminoz “Fjalor etimologjik

 

Image result for KADARE TOPALLI NOVIK FITUES TE CMIMEVE SHKENCORE

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shpallur katër fitues të çmimeve kombëtare vjetore për vitin 2017. Çmimin e karrierës e ka fituar Ismail Kadare, ndërsa tre çmime shkencore të tjera i kanë fituar: Kolec Topalli, i vlerësuar me çmimin “Çabej” në shkencat gjuhësore dhe albanologjike, të cilin e fitoi për studimin voluminoz “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe”.

Ka fituar çmimin për shkencat albanologjike Aleksandër Novik, për studimin “Ekspedita në detin Azov-Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës”.  Gjatë ndarjes së çmimeve munguan Isamil Kadare dhe akademiku Kolec Topalli. Ky i fundit mungoi për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore që po kalon kohët e fundit.

Të nominuarit për Çmimet shkencore kombëtare ishin si më poshtë:

Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Eqrem Çabej”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike:

1.Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, 1984 fq. (2017), Kolec Topalli
Referojnë; Prof.dr. Anila Omari, Prof.dr.Valter Memishaj
Salla “Akademikët”, e premte, dt. 9 shkurt, ora 10.30.
2.Sistemet dhe institucionet e krahasuara të qeverisjes, 578 fq. (2017) Enver Bytyçi
Referon:Prof. Enver Bytyçi
Salla “Aleks Buda”, e premte, dt. 23 shkurt, ora 11.00.
1.Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Petrit Radovicka”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore-teknike:

2.Hortikultura: vështrim enciklopedik, 846 fq. (2017, Nazim Gruda & Andrea Shundi
Referon: Akad. Nazim Gruda
Salla “Aleks Buda”, e premte 16 shkurt, ora 10.00.

2.Mjekësia ligjore, 2017, 824 fq.,Bardhyl Çipi. Referon: Prof. Bardhyl Çipi.
Salla “Aleks Buda”, e mërkurë 21 shkurt, ora 11.00
III. Të nominuar  për Çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike:

1.Ekspedita në lumin Azov – Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës,  vëll. I, II , 2016, 1600 fq. A. Novik, Ju. V. Bucatskaja, D. E. Ermolin, A. S. Dugushin, M. S. Morozov (grup autorësh
Referon :Prof. Aleksandër Novik (dhe një bashkëpunëtor i tij)
alla “Aleks Buda”, e mërkurë, dt. 28 shkurt, ora 11.00.
2.Regjimi juridik i pronës dhe trashëgimisë në Shqipëri, 2017, 312 fq., Danja Hobdari.

 

Përgatiti  F. BUSHI

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar