Kadare: Jahjaga ngriti imazhin e Kosovës në botë

Kadare: Jahjaga ngriti imazhin e Kosovës në botë

Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar me famë botërore bashkë me bashkëshorten e tij Helena, është pritur sot nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Jahjaga e ka përgëzuar Kadaren për marrjen e çmimit “Ali Podrimja”. Presidentja Jahjaga u shpreh se vizita e shkrimtarit të mirënjohur  është një nder i madh për Kosovën. Sipas saj, veprat e shkrimtarit

Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar me famë botërore bashkë me bashkëshorten e tij Helena, është pritur sot nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Jahjaga e ka përgëzuar Kadaren për marrjen e çmimit “Ali Podrimja”. Presidentja Jahjaga u shpreh se vizita e shkrimtarit të mirënjohur  është një nder i madh për Kosovën. Sipas saj, veprat e shkrimtarit janë frymëzim për të gjitha gjeneratat.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kadare përgëzoj Presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimin e saj në ngritjen e imazhit të Kosovës në botë. Gjatë bisedës u fol edhe për perspektivën evropiane të Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit.

kadare2

kadare1

kadare

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar