Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen do të jenë miqësore. Kështu është shprehur raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Jelko Kaçin, në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”. Kaçin i ka cilësuar ndryshimet e mëdha që po ndodhin në politikën serbe si rezultat të vlerësimeve realiste. “Serbia e së ardhmes do të zhvillojë
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen do të jenë miqësore. Kështu është shprehur raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Jelko Kaçin, në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”.
Kaçin i ka cilësuar ndryshimet e mëdha që po ndodhin në politikën serbe si rezultat të vlerësimeve realiste.
“Serbia e së ardhmes do të zhvillojë marrëdhënie të mira e miqësore me fqinjin e saj, Kosovën”, ka thënë ai gjatë intervistës së dhënë në Bruksel për “Pobjeda”.
Sipas Kaçin, marrëdhënie të mira do të ketë në të gjitha fushat, ndër të tjera edhe në atë të qarkullimit të lirë të njerëzve dhe lidhjes me Kosovën nëpërmjet infrastrukturës rrugore.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *