Kaci: përshendes vendimin e miratimit të MSA-së

Kaci: përshendes vendimin e miratimit të MSA-së

Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin ka përshëndetur vendimin e Keshillit Evropian për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën. Eurodeputeti Kacin thekson se megjith veprimin jodemokratik gjatë debatit për ratifikimin të një pjesë të opozitës, imazhi pozitiv i Kosovës mbetet. “Përshëndes vendimin e Këshillit për të

Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin ka përshëndetur vendimin e Keshillit Evropian për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën.

Eurodeputeti Kacin thekson se megjith veprimin jodemokratik gjatë debatit për ratifikimin të një pjesë të opozitës, imazhi pozitiv i Kosovës mbetet.

“Përshëndes vendimin e Këshillit për të filluar negociatat për MSA me Kosovën. Ky lajm me rëndësi të madhe për gjithë rajonin vjen fill pas ratifikimit të Marrëveshjes së Brukselit në Parlamentin e Kosovës, me të cilin liderët politikë të këtij vendi edhe njëherë nënvizuan se ndërmjet koalicionit qeverisës dhe pjesës më të madhe të opozitës ekziston një konsensus i fortë në lidhje me qëllimin strategjik të anëtarësimit në BE dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, shkruan QIK.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar