Selia e Partisë Demokratike kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Këtë vendim e ka marrë Këshilli i Ministrave drejtuar nga kryeministri në detyrë Sali Berisha, gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë. Ky është vendimi i dytë që pas atij të dhënies së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë për seli të re të Partisë Demokratke para
Selia e Partisë Demokratike kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Këtë vendim e ka marrë Këshilli i Ministrave drejtuar nga kryeministri në detyrë Sali Berisha, gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë.
Ky është vendimi i dytë që pas atij të dhënies së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë për seli të re të Partisë Demokratke para pak ditësh nga Këshilli i Ministrave.
Përveç selisë aktuale të PD-së edhe parkingu pranë saj do të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Në vendim nuk përmendet specifikisht selia e PD-së por vetëm ndërtesa 183 m2, ndodhur në zonën kadastrale 8150 Tiranë që përkon pikërisht me Selinë aktuale të Partisë Demokratike .
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *