Juventusi kampion i Italisë për të 29-n herë

Juventusi kampion i Italisë për të 29-n herë

Juventusi është shpallur dje kampion i Italisë për të 29-n herë. Dje përfunduan të gjitha ndeshjet e javës së 35-të të Serisë A, ku “Zonja e Vjetër” arriti të sigurojë edhe matematikisht titullin. Skuadra e Antonio Kontes ka fituar për të dytin vit radhazi kampionatin italian, pas fitores minimale ndaj Palermos që rrezikon rënien në

Juventusi është shpallur dje kampion i Italisë për të 29-n herë. Dje përfunduan të gjitha ndeshjet e javës së 35-të të Serisë A, ku “Zonja e Vjetër” arriti të sigurojë edhe matematikisht titullin.

Skuadra e Antonio Kontes ka fituar për të dytin vit radhazi kampionatin italian, pas fitores minimale ndaj Palermos që rrezikon rënien në Serinë B.

Golin e vetëm për bardhezinjtë e realizoi Arturo Vidal me penallti në minutën e 59’. Bardhezinjve u mjaftonte qoftë edhe një barazim për t’u shpallur kampionë.

Ndërkohë që Ballotelli ka shpëtuar Milanin nga një barazim kundër Torinos, duke ruajtur kështu pozitat në vendin e trete. Milani nuk u rrezikua aspak këtë javë, pasi Fiorentina e vendit të katërt u mposht të shtunën brenda në shtëpi nga Roma.

Ajo që bie në sy këtë javë është fitorja tenistike e Lacios kundër Bolonjës, me rezultatin e thellë 6-0. Golat në këtë ndeshje janë shënuar nga Miroslav Klose 5 here dhe një gol Hernanes.

Java e 35 u mbyll me superndeshjen Napoli-Inter, e cila përfundoi me rezultatin 3-1. Për napoletanët shënoi tre herë i përhershmi Edison Kavani. Për Interin pati barazuar përkohësisht nga pika e penalltisë Riki Alvarez.

Me këtë fitore Napoli “blindon” vendin e dytë që të çon direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa objektivat e Interit për një vend të Europa Ligë vështirësohen nga java në javë.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar