Juventus zgjedh pasuesin e Antonio Conte-s

Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Juventusit. Presidenti i ekipit bardhezi Agnelli dhe drejtori Marotta kanë takuar paraditen e së mërkurës ish- teknikun e Milanit dhe është arritur marrëveshja mes palëve për një kontratë dy vjeçare nga e cila Allegri pritet të fitojë 2.5 deri ne 3 milion euro në

Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Juventusit.

Presidenti i ekipit bardhezi Agnelli dhe drejtori Marotta kanë takuar paraditen e së mërkurës ish- teknikun e Milanit dhe është arritur marrëveshja mes palëve për një kontratë dy vjeçare nga e cila Allegri pritet të fitojë 2.5 deri ne 3 milion euro në sezon.

Ende nuk janë zbardhur detaje të tjera të këtij akordi i cili në parim tashmë është mbyllur dhe nevojitet vetëm zyrtarizmi nga ana e Juventusit.

Në fakt klubit kampion të Italisë i janë dashur më pak se 24 orë për të gjetur zëvëndësuesin e Antonio Contes i larguar në mënyre të befasishme të martën pasdite si pasojë e pakënaqësive për merkaton jo të mirë të Juventusit.

Me Conten, bardhezinjtë fituan 3 kampione radhazi, ndërsa 46 vjecari Allegri vjen pas një eksperience me ulje dhe ngritje tek Milan ku qëndroi nga 2010 deri në janar të këtij viti skuadër me të cilën fitoi një kampionat dhe një superkupë italie.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar