Juventus fundos Borusian e Dortmundit

Juventusi është skuadra e fundit që preu biletën për 1/8-t e Ligës së Kampionëve. Kampionët e Italisë mposhtën me rezultatin e thellë 3-0 gjermanët e Borusias së Dortmundit brenda në fushën e këtyre të fundit. Juventinët e dominuan lojën që në minutat e para të takimit, megjithëse i mjaftonte edhe një barazim për t’u kualifikuar,

Juventusi është skuadra e fundit që preu biletën për 1/8-t e Ligës së Kampionëve. Kampionët e Italisë mposhtën me rezultatin e thellë 3-0 gjermanët e Borusias së Dortmundit brenda në fushën e këtyre të fundit.

Juventinët e dominuan lojën që në minutat e para të takimit, megjithëse i mjaftonte edhe një barazim për t’u kualifikuar, falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë. Serinë e golave e hap Karlos Tevez që në minutën e 3-të, pasi lëshon një predhë që nga jashtë zone duke lënë të shtangur portierin vendas.

Vazhdimi i lojës flet më mirë për Juventusin, i cili përfiton edhe nga mbrojtja apatike e Borusias, ndryshe nga ajo e viteve të kaluara. Në minutën 70-të Tevez bën ç’të dojë në zonën e gjermanëve dhe nxjerr të lirë Alvaro Moratan, i cili dyfishon shifrat.

Vetëm 9 minuta më vonë është sërish argjentinasi Karlos Tevez i cili dërgon topin në rrjetë, duke siguruar jo vetëm kualifikimin e miqve, por edhe fitoren bindëse.

Shorti për 1/8-t e Ligës së kampionëve do të hidhet ditën e premte në mesditë. Kujtojmë që skuadrat e mbetura në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik në rang klubesh janë: Reali i Madridit, Atletiko e Madridit, Barcelona, Bajerni i Mynihut, Monako, Paris SG, Porto dhe Juventus. Shorti do të jetë i lirë dhe përballjet interesante nuk do të mungojnë.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar