Juventus bën “pazar” në Portugali

Gjatë super sfidës midis Benfikas dhe Portos, e cila u mbyll me rezultatin 2 me 0 për vendasit, në shkallët e stadiumit nuk kanë munguar edhe drejtues të Juventusit duke vëzhguar disa futbollistë nga të dyja kampet. Bëhet fjalë për 3 futbollistë të Portos, për të cilët bardhezinjtë duket se e kanë seriozisht. I pari

Gjatë super sfidës midis Benfikas dhe Portos, e cila u mbyll me rezultatin 2 me 0 për vendasit, në shkallët e stadiumit nuk kanë munguar edhe drejtues të Juventusit duke vëzhguar disa futbollistë nga të dyja kampet.

Bëhet fjalë për 3 futbollistë të Portos, për të cilët bardhezinjtë duket se e kanë seriozisht.

I pari në listën e “Zonjës” qëndron Fernando, i cili është në prag rinovimi me skuadrën e tij, por që për të interesohen edhe zikaltërit e Interit si dhe “kushërinjtë” e tyre, Milan.

Ndërsa dy emrat e tjerë të lakuar në këtë nisme janë mbrojtësit Danilo dhe Otamendi që sipas “Tuttosport” janë edhe të preferuarit e Xhuseppe Marrotas.

 

/Dorjan Gjepali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar