Juve mposht Milanin (VIDEO)

0

Juventusi është fituesi i supersfidës me Milanin. “Zonja e Vjetër” arriti të fitojë brenda në fushën e vet me rezultatin 3-2.

Milani e nisi me gol takimin, ku që në sekondën e 19-të Sulej Ali Muntari kaloi miqtë në avantazh. Rezultati u barazua nga Pirlo me një goditje dënimi në minutën e 15-të, i cili përfitoi edhe nga një mospozicionim i mirë i portierit Abiati. Me rezultatin 1-1 mbyllet edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 69-të, Sebastian Xhovinko i sapofutur në lojë kaloi në epërsi Juventusin. Pas gjashtë minutash Xhorxhio Kielini shënoi edhe golin e tretë për vendasit.

Në minutën e parë shtesë të ndeshjes Muntari mposhti për të dytën herë portierin Bufon. Në minutat e mbetura Juventusi u vu në panik, por Milani nuk arriti dot të ndryshonte rezultatin 3-2.

Me këtë fitore Juventusi ngjitet në kuotën e 19 pikëve, aq sa ka edhe Napoli, në ndjekje të Romës me 21 pikë. Ndërkohë, Milani mbetet në kuotën e 8 pikëve.

/Objektiv.al/

 

 

Juventus vs Milan 3:2 GOALS HIGHLIGHTS by footballdaily1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here