Jurgen Klop: Kagava nuk rikthehet këtë vit te Dortmund

Trajneri i kampionëve të superkupës së Gjermanisë, Jurgen Klop ka pohuar se ka pasur kontakte me Shinji Kagavën duke pohuar se fantazisti Japonez mund të rikthehet te Dortmund, por jo këtë verë. “Kemi folur, por një rikthim i tij nuk mund të ndodhë këtë vit. Megjithatë unë mendoj se një ditë Shinji do të luajë

Trajneri i kampionëve të superkupës së Gjermanisë, Jurgen Klop ka pohuar se ka pasur kontakte me Shinji Kagavën duke pohuar se fantazisti Japonez mund të rikthehet te Dortmund, por jo këtë verë.

“Kemi folur, por një rikthim i tij nuk mund të ndodhë këtë vit. Megjithatë unë mendoj se një ditë Shinji do të luajë sërish për Dortmundin. Le të shohim se çfarë do na rezervojë e ardhmja”, ka thënë trajneri i Dortmundit për mediat Gjermane.

24-vjeçari u largua nga Dortmundi drejt Mançester Junajtid një vit më parë për shumën e 20 milionë eurosh.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar