Junker zgjidhet në krye Komisionit Europian

0

Jean Claude Juncker me 422 vota pro, nga 729 vota në total,  zgjidhet në postin e presidentit të Komisionit Europian. Ish-kryeministri i Luksemburgut do të nisë ushtrimin e detyrës në  nëntor.

Gjatë një deklarate para eurodeputetëve në Parlamentin Europian, ai u zotua se Komisioni Europian do të jetë një trup politik dhe jo thjesht një shërbim civil i Europës. Jean Claude Juncker është kandidat i Partisë Popullore Europiane, e cila fitoi zgjedhjet në Bashkimin Europian.

Sipas “Zërit të Amerikës”, presidenti i ri i KE-së, premtoi një program investimesh publike dhe private prej 300 miliardë dollarësh gjatë tre viteve të ardhshme. “Ne kemi nevojë për një riindustrializim të Europës. Do të dëshiroja që gjatë tre viteve të ardhshme, të kemi mobilizuar 300 miliardë dollarë si investime publike dhe private. Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do të isha mirënjohës nëse Parlamenti do të më përkrahte në këtë çështje”, – tha ish-kryeministri 59-vjeçar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here