4 deputetë francezë po kërkojnë që krijuesit të Wikileaks ti ofrohet azil politik në Francë, pavarësisht luftës që ai të ekstradohet nga Britania e Madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jennifer De Temmerman, Jean Lassalle, Cedric Villani dhe Francois Ruffin pritet të flasin në një konferencë për shtyp në 1 shkurt ku do të
4 deputetë francezë po kërkojnë që krijuesit të Wikileaks ti ofrohet azil politik në Francë, pavarësisht luftës që ai të ekstradohet nga Britania e Madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jennifer De Temmerman, Jean Lassalle, Cedric Villani dhe Francois Ruffin pritet të flasin në një konferencë për shtyp në 1 shkurt ku do të shpjegojnë përse Assange – I cili aktualisht është në burg në Britaninë e Madhe, duhet t’i ofrohet azil politik në Francë.
Avokatët e Assange njoftuan në shkurt 2020 se po kërkonin azil politik për të në Francë, përpara gjyqit në Britaninë e Madhe, nëse ai do ekstradohet në SHBA apo jo.
2 vite më pas, Assange ende lufton kundër ekstradimit në SHBA, ku pritet të shkojë në gjyq për publikimin e dokumenteve 10 vite më parë.
Në dhjetor 2021, Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe, nuk pranoi kërkesën e një gjykate më të vogël që Assange mos të ekstradohej në SHBA, për shkak të problemeve shëndetësore.
Në janar, Assange fitoi të drejtën e apelimit në Gjykatën e Lartë të Britanisë së Madhe, për të shtyrë kështu ekstradimin e tij.
WikiLeaks ka pasur bazën në Francë dhe familja e tij jeton në Francë, por fakti që ai nuk është francez e vështirëson gjykimin e tij.
Burimi: Euronews.com
Përshtati: Alesia Doçi
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *