Ju lutem na falni!

Nga Diamila LEKA Ju lutem na falni! te gjithe e ndiejme pergjegjesi morale, shpirterore… Ju lutem na falni, por te gjithe ndihemi te tronditur, jemi skandalizuar nga kjo vrasje. Ne, shqiptaret, jemi mikprites. Keshtu shkruan dhe eshte ne historine dhe traditat tona. Po te njejten gje ka thene Bajroni te poema “Shtegetimet e Cajld Haroldit”

Nga Diamila LEKA

Ju lutem na falni! te gjithe e ndiejme pergjegjesi morale, shpirterore… Ju lutem na falni, por te gjithe ndihemi te tronditur, jemi skandalizuar nga kjo vrasje. Ne, shqiptaret, jemi mikprites. Keshtu shkruan dhe eshte ne historine dhe traditat tona.

Po te njejten gje ka thene Bajroni te poema “Shtegetimet e Cajld Haroldit” . Bajroni ka lene shenime e komente te cilat tregojne dhe vleresimet per ne shqipetaret. Letrat te cilat ia dergonte nenes se tij, ku pritej si mik me nderime te medha ne sarajet e Ali Pashes ne Tepelene tregojne teper per ne.

Po tani ku po i dergojme keto vlera? Gjithcka po duket qe ka nje recesion. A ka gjurme te realitetit te atehershem tani? Ku po i humbasim ato gjurme, jane fshire si gjurmet ne rere qe i merr uji. Ku dreqin humbasin ato tradita qe na i lane te paret tani?

“Surgite, mortui” (Cohuni o te vdekur) therret Gjergj Fishta. Hija juaj i tremb keta horra, ju jeni te beses, te virtyteve, ishit te vyer ne veprat tuaja dhe po ashtu kane mbetur. Shqiptaret e tanishem kane vdekur por s’tregojne.

Cohuni o te vdekur dhe mesojuni kulturen, etiken dhe identitetin individual apo intelektual. Se keshtu eshte bere e mbjera nene Shqiperi, po udhezohet nga horra, kriminele, hajdute… Cohuni o te vdekur e te krenojme veten me vepra te devotshem, jo te bejme krim, te behemi te pashpirt. Per nje gjest te tille edhe urrejtja nuk i meritohet.

Le te rikthehet denimi me vdekje. Kush pretendon se je ti qe i merr jeten dy turisteve ne kombin tend, ne shtepine tende?? Le te rikthehet denimi me vdekje ju lutem, sepse ne shqipetaret ndoshta nuk duam shume liri, sepse nuk mund mund ta kontrollojme dot veten ….

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar